Rrahje mes disa personave në Pejë

Tre persona janë përfshirë në një përleshje fizike këtë të shtunë në Pejë.

Njëri nga ta ka kërkuar ndihmë mjekësore.

Rasti ka ndodhur tek “Ura e Gurit”.

Lajmin për Telegrafin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Policia është njoftuar për rastin në orën 16:10. Tre persona janë të përfshirë në rrahje, njëri nga ta ka marrë tretman mjekësor dhe tutje po hetohet për rastin”, tha Gashi.