Rrahje mes dhëndrrit dhe babait të nuses në Suharekë, shkrepet edhe revolja

Një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur dje në Rahovec.

Policia ka bërë me dije se patrullat që kanë dalë në vendin e ngjarjes kanë kuptuar se pas një mosmarrëveshje që i dyshuari i parë A.B. 27 vjeçar dhe I dyshuari I dytë M. B. 54 vjeçar (babai i bashkëshortes së A.B.), situata ka eskaluar dhe të dyshuarit janë përleshur fizikisht.

Komunikata e plotë:

Me datë 08 Nëntor 2022, rreth orës 17:30, Stacioni Policor Suharekës ka marrë një informatë se te pompa e derivateve “Shell” në magjistrale Suharekë -Prizren në fshatin Shirokë, KK Suharekë ka pas gjuajtje me armë zjarri.

Patrullat policore kanë dal në vendin e ngjarjes, në vend ngjarje kanë kuptuar se pas një mosmarrëveshje që i dyshuari i parë A.B. 27 vjeçar dhe I dyshuari I dytë M. B. 54 vjeçar (babai i bashkëshortes së A.B.) situata ka eskaluar dhe të dyshuarit janë përleshur fizikisht.

Në këtë rast i dyshuari i parë e ka nxjerr armën nga brezi dhe ka shtënë një herë në ajër.

Ekipet përkatëse kanë dal në vendin e ngjarjes, personat e përfshirë në rast janë arrestuar.

I dyshimti kishte përdorur armën me leje, arma me 14 fishkë është sekuestruar,

Prokurori kujdestar është njoftuar, me hetimin e mëtejmë të rastit do të merren Hetimet Rajonale të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren.