Rrahje masive te Rruga B në Prishtinë, policia jep detaje

Të premten mbrëma te “Rruga B” në Prishtinë ka ndodhur një rrahje masive në mes gjashtë personave, ku të dyshuarit janë arrestuar.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka dhënë detaje, duke bërë të ditur se gjatë përleshjes janë përdorur mjete të mprehta. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe një thikë.

“Rr. B, Prishtinë 23.03.2021 – 23:10. Raportohet se ka ndodhur një përleshje në mes gjashtë të dyshuarve meshkuj kosovarë, ku dy prej tyre janë të mitur. Gjatë përleshjes janë përdorur mjete të mprehta. Në vendin e ngjarje është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe një thikë. Të dyshuarit janë arrestuar, ndërsa të lënduarve i është ofruar tretman mjekësor”, thuhet në raport.