Rrahje masive në veri të Mitrovicës, shefi i policisë vetëm shikon. Suspendohen pesë policë dhe arrestohen pesë huliganë VIDEO

Një rrahje mes dy grupeve të të rinjve ka ndodhur mesditën e sotme në veri të Kosovës.

Një video e publikuar shfaq se si ka ndodhur kjo rrahje, të cilës i ka parapritë një tjetër para tri javëve.

Ndonëse shpërndahen grushte e shqelma, kjo nuk i lë shumë përshtypje shefit të ndërrimit të policisë, Milija Milosheviq, raporton Indeksonline.

Në pamje, shefi i policisë shihet duke e ndjekur live rrahjen, por duke mos vepruar fare në rast.

Ballkani.info përcjellë informacionin e KoSSev ku thuhet se me vendim të drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, janë suspenduar pesë policë për shkak “të reagimit të ngathët dhe mos kryerjes së detyrave”.

Po ashtu pas kësaj rrahje janë arrestuar pesë persona pjesëmarrës në rrahje. /Ballkani.info/