Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë, janë arrestuar 6 persona, pasi të njëjtit ishin rrahur mes veti.
Siç njofton policia, të dyshuarit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Janë arrestuar gjashtë të dyshuar meshkuj kosovar, pasi që janë rrahur në mes veti. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.







