Rrahje masive në një restaurant në Prizren, tetë persona të përfshirë

Një rrahje masive ka ndodhur në një restorant në Prizren dje.

Policia ka thënë se është raportuar se pas një mosmarrëveshje në një restorant, tre të dyshuarit meshkuj kosovarë i kanë sulmuar fizikisht pesë viktima.

Nga viktimat kanë qenë katër meshkuj dhe një femër kosovarë.

Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.