Rrahje masive në Mitrovicë, raportohet për 2 të lënduar

Një përlëshje fizike ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Mitrovicë.

Mësohet se një grup janë rrahur mes vete me mjete të forta, derisa ka edhe të lënduar.

Lajmin për IO e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Rreth orës 11:04 është pranuar një informatë për një rrahje në rrugën “Ukshin Kovaqica”. Njësitet relavante kanë dalë në vendin e ngjarjes. Raportohet për dy të lënduar, të cilët janë dërguar në spital për tretman mjekësor”, ka thënë Fexhrije Pllana, Zëdhënëse e Policisë në Rajonin e Mitrovicës.

E njëjta gjithashtu ka njoftuar se policia po punon në kapjen e personave të dyshuar.

Kujtojmë që mbrëmë në Mitrovicë është plagosur një person me armë zjarri, derisa është arrestuar i dyshuari, ku edhe i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.