Rrahje masive në koncertin e saj, Melinda nuk arrin të dalë në skenë

Melinda Ademit i ndodhi një e papritur në koncert.

Melinda kishte paralajmëruar një koncert për fansat e saj në Stubëll, por u detyrua ta anulojë atë në momentet e fundit.

Përmes një postimi në Instagram, ajo ka njoftuar fansat se kishte rrahje masive mes të pranishmëve në koncert, e për ta qetësuar situatën u detyrua të mos dalë në skenë.

“Për fansat e mi në STUBËLL. Mfalni qe skom mujt me dal n’sken per shkak t’rrahjes masive sepse n’klub nuk ka pas asni sigurim. Mbrojeni rininë. Thuajini jo dhunës”, ka shkruar ajo.

Për ndryshe, “Pika Pika” titullohet projekti i fundit nga Melinda, këngë kjo që u prit shumë mirë nga publiku.

loading…