Rrahje masive në Istog: Ky është shkaku

Shtatë persona të dyshuar janë përfshirë në një rrahje masive në mes veti, pas një mosmarrëveshje rreth një prone publike që e kishin palët ndërmjet vete, në mbrëmjen e së dielës, rreth orës 19:20, në fshatin Zhakovë të Komunës së Istogut.

Siç njofton policia, personat e dyshuar që të gjithë të gjinisë mashkullore E. I, U. I, E. I, L. I, I. I, V. I dhe XH. I, tri viktima të gjinisë femërore A. I, SH. I, dhe L. I, si dhe një dëshmitar, i gjinisë mashkullore B. I., janë anëtarë të dy familjeve të afërm me njëri-tjetrin vëllezër dhe kushërinj.

Gjatë rrahjes janë përdorur mjete të forta ku të gjithë personat e dyshuar dhe viktimat kanë pësuar lëndime trupore.

Të dyshuarit dhe viktimat kanë marrë trajtim mjekësorë në QMF në Istog si dhe në Spitalin Rajonal të Pejës e më pas janë intervistuar në Stacionin Policor në Istog, me urdhër të Prokurorit, 6 persona të dyshuar janë ndaluar në mbajtje për 48 orë ndërsa njëri nga të dyshuarit është liruar procedurë të rregullt.

Ndërlidhur me rastin, me urdhër të Prokurorit Policia ka kryer një kontroll në shtëpinë e njërit nga të dyshuarit ku është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri automatike AK-47 dhe një karikator i zbrazët pa municion.

Arma e konfiskuar nuk ishte përdorur në rastin e lartë cekur mirëpo i dyshuari e posedonte atë në mënyrë ilegale.

Në konsultim me Prokurorin e Shtetit, rasti lëndim i rëndë truporë është kompletuar dhe përmes kallëzimit penal i adresohet Prokurorisë në procedurë të shpejtë.