Ferizaj

Rrahje masive në Ferizaj, djem e vajza grushtohen në parking

Disa djem dhe vajza janë përfshirë në një konflikt fizik mes vete.

Një video jo e mirë dhe e turpshme është publikuar nga ‘Slivova News’, ku shihet se disa djem e vajza janë parë duke u rrahur mes veti.

Në një parking, disa djem dhe vajza janë përfshirë në një konflikt fizik mes vete, njofton gazetametro.net.

Derisa sherri ka filluar mes disa vajzave, aty afër ishin edhe disa djemë ku nuk ju pengoi që të përfshihen dhe të fillojnë përleshjen më masive.

Në videon e siguruar nga ‘Slivova News’ mund të shikoni se si njëra nga femrat mbetet pa ndjenja gjatë përleshjes fizike.