Rrahje masive në “Abi Çarshi”, arrestohen 2 persona VIDEO

Një rrahje masive ka ndodhur para pak minutash në qendrën tregtare “Abi Çarshia” në Prizren.

Mediat kanë siguruar pamje nga vendi i ngjarjes.

Sipas të dhënave, Policia e Kosovës ka arrestuar 2 persona, ku njëri prej tyre ka qenë i armatosur.

Po ashtu, mësohet se disa persona kanë qenë të përfshirë në rrahje.

Ndërkohë, në vendin e ngjarjes kanë arritur edhe autoambualnca.