Rrahje masive mes të miturve në Podujevë: Tre përfundojnë në spital, policia gjen edhe thikë

Një rrahje masive ka ndodhur dje në Podujevë.

Siç bën të ditur Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh, gjashtë të dyshuar të mitur pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti, shkruan lajmi.net.

Si pasojë e rrahjes tre prej tyre kanë pësuar lëndime trupore.

Në vendin e ngjarje është konfiskuar një thikë.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.