Policia e Kosovës ka njoftuar se tre burra kanë rrahur me mjete të forta tri gra dhe një burrë tjetër, në Gjilan, pas një mosmarrëveshje rreth punimeve të një rruge.
Në raportin e Policisë thuhet se rasti ka ndodhur të shtunën dhe rasti nga policia është cilësuar “lëndim i rëndë trupor”, përcjell Ballkani.info.
“LËNDIM I RËNDË TRUPOR/ Gjilan 13.08.2022-16:17. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje rreth punimeve të një rruge kanë sulmuar fizikisht me mjete të forta katër viktimat tri femra dhe një mashkull kosovarë”, thuhet në raportin e PK-së.
Sipas policisë viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa pas intervistimit me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje ndërsa njëri është liruar në procedurë të rregullt./Ballkani.info/







