Rrahje masive me mjete të mprehta në Ferizaj

Në orët e mbrëmjes të së hënës ka ndodhur një rrahje masive, në rrugën “Naim Beka” në Ferizaj.

Në rrahje ishin të përfshirë 8 persona të dyshuar, të cilët kanë përdorur edhe mjete të mprehta, prej të cilave kanë pësuar lëndime.

Sipas Policisë, të gjithë të dyshuarit janë dërguar në spital për trajtim mjekësor, për shkak të lëndimeve trupore.

Pasi tretmanit mjekësor, me urdhër të prokurorit, 5 nga 8 të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa 3 të tjerë po trajtohen në QKUK.