Rrahje brutale në Mitrovicë, përfshihen edhe policët

Një rrahje ka ndodhur para pak minutash afër Komunës së Mitrovicës.

“Jepi zë” ka arritur të siguroj pamje nga ky incident ku ishin të përfshirë edhe policë.

Siç mësohet, Policia nuk ka arrestuar një të përfshirë pasi kishte ndërhyrë babai që ishte polic. Deri tani nuk raportohet për të arrestuar dhe nuk dihet sa persona kanë marrë trajtim mjekësor.

Ndryshe, incidentet ku janë të përfshirë policët, janë shpeshtuar kohën e fundit.