Rrahje brutale mes vajzave brenda klasës të gjimnazit “Sami Frashëri” (VIDEO)

Dhuna në shkolla vazhdon të jetë prezente në Kosovë. Një rrahje mes nxënësve është regjistruar edhe sot në shkollën e mesme “Sami Frashëri”, në Prishtinë.

Nga pamjet e siguruara nga Insajderi shihet se si një grup vajzash brenda një klase – rrihen njëra me tjertrën. Nuk janë të pakta raportimet për rastin e rrahjeve brenda këtij institucioni.

Sipas informacioneve rrahja ka ndodhur gjatë ditës së sotshme. Ende nuk dihet nëse ka të lënduar.