Rrahja e ushtarit të FSK-së- Shefi i sigurimit të Stop: Sillej si kapadai

Një rrahje në mes disa personave të sigurimit dhe një pjesëtari të Forcës së Sigurisë së Kosovës ka ndodhur të shtunën pas mesnate në klubin e natës ‘Stop’ në Gjilan.

Në lidhje me rastin një dëshmitar i cili është dhe mik i pjesëtarit të Forcës së Sigurisë së Kosovës ka rrëfyer për Insajderin se si ndodhi ngjarja.

Ai tha se e gjitha ka nisur nga një fjalë që sigurimi i quajtur Perparim Shabani i kishte thënë pjesëtarit të FSK-së, “mos mu sill qeknej”.

“U ta … ushtarin e nones” – miku i ushtarit të FSK-së rrëfen ngjarjen me bodiguardat e klubit “Stop” në Gjilan

Menaxheri i sigurimit ka reaguar ndaj mikut të pjesëtarit të FSK-së duke e quajtur rrëfimin e tij gënjeshtër.

Xheladin Salihi menaxheri i sigurimit në klubin e natës ‘Stop’ në Gjilan, ka kontaktuar gazetën Insjaderi për ta japur versionin e tij mbi ngjarjen.

Ai tha se e gjitha ka nisur pasi që pjesëtari i FSK-së nuk ka lejuar sigurimin ti bëjë kontrollet rutinore.

“Ka hyrë në lokal dhe nuk ka lejuar që sigurimi të bëjë kontrollen, gjithsesi ne e lejuam dhe ai kërkoi të ketë një vend në zonën VIP, edhe këtë ja mundësuam edhe pse nuk kishte bërë rezervim ”.

Ekskluzive: Këta janë tre bodigardët që dyshohet se e rrahën ushtarin e FSK-së

Menaxheri thotë se gjatë gjithë kohës pjesëtari i FSK-së është shëtitur në club kështu duke krijuar probleme.

“Sigurimi ia ka tërhekur vërejtjen duke i thënë që po na krijon tollovi në mbajtjen e ecurisë së punës, listave të klientëve që kanë rezervuar, ushtari nuk ka pranuar të kthehet në vendin e tij dhe ka filluar të ofendojë drejt sigurimit duke i thënë që mua nuk ma ndalon askush të bëjë çfarë të dua” .

Ai shtoi se me rastin është duke u marrë policia e cila tashmë i posedon pamjet e kamerave dhe në fund do të dali e vërteta.