Rrahja brutale e vajzës nga policja, deklarohet Inspektorati Policor i Kosovës

Dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës gjatë ditës së sotme janë parë në afërsi të një shkolle në kryeqytet, ku një police prezente shihet duke e goditur një vajzë.

Në video shihet se polici tjetër vetëm qëndron duke e shikuar kolegen.

Nuk dihet se për çfarë arsye janë ndaluar vajzat, e as arsyeja e reagimit të tillë nga ana e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

Gjithashtu në video shihen edhe kalimtarë të rastit të cilët nuk reagojnë, ndërkaq policja vazhdimisht dëgjohet duke bërtitur, “Ti mu lopë a?”, thotë policja disa here.

Për veprimet e polices Inspektorati Policor i Kosovës ka konfirmuar për Express grumbullimin e informacioneve.

“Inspektorati Policor i Kosovës pas publikimit të videos në fjalë ka filluar të grumbullojë informata lidhur me këtë rast. Veprimet tjera do të ndërmirren në përputhje me misionin ligjor të IPK-së”, thuhet në përgjigjen e tyre.