Rrahim Hashimi është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale

Rrahim Hashimi, ish-luftëtar i “Forcave Komando Delta” të UÇK-së, Brigada 138-Zona Operative e Drenicës, është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale.

Ai ka njoftuar se është ftuar për t’u intervistuar në cilësinë e të dyshuarit.

“Do të paraqitem para këtij organi më datë 09.04.2019 në Hagë”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se do t’i përgjigjet pozitivisht kësaj thirrjeje.