Rrahet shoferi i “Trafikut Urban”, intervenon Policia

Një rrahje ka ndodhur ndërmjet një shoferi të linjës 3 të autobusave të “Trafikut Urban” dhe një shpërndarësi të “Shef Pizza” në rrugën “UÇK” në Prishtinë.

Rrahja ndodhi si pasojë e një mosmarrëveshje në trafik pasi që shoferi i “Shef Pizza” ia kishte zënë udhën autobusit.

Shpërndarësi i picave është larguar nga vendi i ngjarjes, edhe pse Policia ka intervenuar pas disa minutash. Ndërsa, shoferi i autobusit ka vazhduar me Policinë për të dhënë deklaratën.