E tmerrshme: Rrahet rënd nga disa persona një grua në Ulpianë, dyshohet se ia ndërprenë shtatzëninë

Një grua shtatzënë nga Shqipëria është rrahur nga disa persona në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë më 5 prill.

Policia e Kosovës ka thënë se ekziston dyshimi se ndaj viktimës personat e dyshuar mund të kenë kryer veprën penale ndërprerje e shtatzënisë dhe shantazh.

Personat që dyshohet se kryen këtë vepër ende janë të panjohur për policinë.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet.