Rrahet dhe grabitet një kosovar në Austri

Herët në mëngjesin e së enjtes, një 23-vjeçar kosovar ka mbetur viktimë e një grabitjeje në Salzburg-Herrnau. Autori është arratisur.

Pas ngjarjes së tmerrshme të përjetuar, kosovari ka thënë se është rrëzuar përtokë nga tre persona të panjohur mëngjesin e së enjtes.

Më pas autoret i kanë vjedhur disa qindra euro nga kuleta e kosovarit, njofton policia e Salzburgut.

Të dyshuarit ka ikur me veturë ndërsa policia ka nisur kërkimin e tyre.