Rrahen vëllezërit për pronë në Mitrovicë, njëri përfundon në spital

Dy persona janë arrestuar të hënën në Mitrovicë pasi që pas një mosmarrëveshjeje rreth pronës, janë përleshur fizikisht mes vete.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ku bëhet e ditur se të dyshuarit janë vëllezër.

Në përleshjen fizike ka qenë i përfshirë edhe vëllau i tretë, por ai është larguar në drejtim të panjohur.

Si pasojë e përleshjes, njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime trupore me ç’rast është dërguar në spital për të marrë trajtmin mjekësor.

“Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.”, thuhet në raport.