Gjilan

Rrahën rojën e pyllit, dënohen dy persona në Gjilan

Gjykata Themelore në Gjilan ka shpallur aktvendimin dënues ndaj tre të pandehurve Sh.B., N.B dhe S.B.

“Të dyshuarit me datë 01.09.2016 rreth orës 12:00 minuta në fshatin Zhegovc, pas një mosmarrëveshje verbale me të dëmtuarin S.Q. zyrtar nëAgjencionin Pyjor të Kosovës, fillimisht kanë pasur një zënkë verbale, më pas ka rezultuar me konflikt fizik, me ç’rast i dëmtuari nxjerrë revolen dhe shtënë në ajër, me qëllim të frikësimit, i akuzuari N. B. i vërsulet duke u kacafytur, më pas ndërhyjnë edhe të akuzuarit Sh.B. dhe S.B. Gjatë përleshjes i akuzuari Sh. B. ka arritur të marr revolen nga i dëmtuari dhe godet tre a katër herë në pjesën e përparme të hundës dhe në regjionin mollëzor të djathtë të fytyrës, me çka është dashur të marr tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK)” njofton Gjykata Themelore e Gjilanit.

Me këto veprime i dyshuari ka kryer vepren “lëndim i rëndë trupor” ndërsa të akuzuarit S. B. dhe N. B. kanë kryer veprën penale “pjesëmarrja në rrahje”.

Trupi gjykues i Departamentit për Krime të Rënda ja dënuar Sh. B me dy vjet burgim dhe 500 euro, kurse të dyshuarit e tjerë N.B. dhe S. B. ka gjykuar me nga dhjetë muaj burgim.

loading…