Gjatë ditës së djeshme në Shtërpcë gjashtë persona për shkak të një mosmarëveshjeje rreth një borxhi janë rrahur.

Të gjashtit kanë marrë lëndime trupore dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore në QKMF’në, e më pas janë dërguar në stacionin policor.

“Janë arrestuar 6 të dyshuar m/k, pasi që pas një mosmarrëveshje në mes tyre rreth një borxhi ka ardhur deri te rrahja mes tyre, ku si pasojë e rrahjes lëndime kanë pësuar të gjithë të dyshuarit të cilëve u është ofruar tretmani mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt.