Rrah gruan dhe fëmijët, dyshohet se ka qenë i dehur

Sipas njoftimit të Policisë një person është arrestuar në Han të Elezit pasi kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve të tij.

I dyshuari në kohën kur e kishte kryer sulmin dyshohet se kishte qenë nën ndikim të alkoolit dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet.

Rasti ka ndodhur dje në orën 00:20.

Komunikata e Policisë:

Hani i Elezit 19.08.2019-00:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili kishte ushtruar dhunë fizike dhe sulmuar bashkëshorten e tij së bashku me fëmijë. I dyshuari në kohën kur e kishte kryer sulmin dyshohet se kishte qenë nën ndikim të alkoolit dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet.

loading…