Rrah gruan dhe dy fëmijët, arrestohet burri nga Lipjani

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se kanë arrestuar dje në Lipjan një person të dyshuar se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij dhe dy fëmijët.

Përmes raportit 24’orësh, policia ka bërë të ditur se si pasojë viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Pas intervistimit, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër K/Shqiptare së bashku me dy fëmijët e saj, ku si pasojë viktima ka pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim të policisë.