Burri rrah gruan, arrestohet

Në Gllogoc është arrestuar një burr pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht gruan.

Sipas raportit të Policisë viktima ka marrë ndihmën e nevojshme dhe është dërguar në strehimore me vendim të prokurorit, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajte.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 21:00, përcjell Ballkani.info.

Raporti Policor:

Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht viktimën femër K/Shqiptare.

Viktima pas trajtimit mjekësor me vendim të prokurorit është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajte.

loading…