Rrah bashkëshorten, arrestohet e më pas lirohet i dyshuari

Në raportin 24-orësh, Policia e Kosovës njofton se mashkulli K/Shqiptar ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij ditën e djeshme në Prishtinë.

I dyshuari është arrestuar, pasi si pasojë e sulmit fizik viktima femër K/Shqiptare ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor.

I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

loading…