Rozana Radi: Ka pasur ditë kur nuk paguaja dot as një paketë cigare

Rozana Radi ka rrëfyer sfidat në të cilat ka kaluar deri më sot.

Rozana Radi përmes një postimi, u tregua shumë e sinqertë për fansat, për të rrëfyer peripecitë në të cilat ka kaluar.

Këngëtarja fillimisht tha se nuk është përfekte dhe se jeta e ka sfiduar me humbje të mëdha prej kur ishte në moshën delikate.

Ajo kishte humbur babanë e pastaj nënën, ndërsa flet edhe për vështirësitë financiare që kishte, duke shtuar “Kam patur ditë kur nuk mund të paguaja as një paketë cigare”.