Pas protestave

Rozana Radi bën shaka me protestat e studentëve në Tiranë

Në protestat që filluan ditë më parë në Tiranë kundër kryeministrit Edi Rama dhe tarifat që studentët duhet të paguajnë për të jetuar në kushte të mjerueshme, janë përfshirë studentë nga i gjithë vendi.

Duke u bërë një numër kaq i madh, këngëtarja Rozana Radi e ka shfrytëzuar për të bërë një shaka të vogël, shkruan Ballkani.info.

Në një fotografi që e ka hedhur në rrjetet sociale, shihet se si Rozana ka krahasuar koncertet e mëdha të Eminem dhe Metallicës dhe në fund është fotoja nga protesta që mban emrin ministres Lindita Nikolla.

“Mbaruan biletat” janë fjalët ironizuese të këngëtares lënë fotos./Ballkani.info/
https://www.instagram.com/p/BrQs1f_lmz6/?utm_source=ig_web_copy_link