Pjesëmarrja e fundit në Kënga Magjike ishte para dy vitesh.

E në këtë festival Rozana Radi mori çmimin kryesor me këngën “Ma thuaj ti” që përçonte një mesazh të madh, kundër dhunës në familje, shkruan Ballkani.info.

Me një këngë të dhimbshme por kësaj radhe për dashurinë do ta shohim Rozanën edhe në këtë vit në Kënga Magjike.

Këtë gjë e konfirmoi vet këngëtarja në Instagram.

“Kur përfundon një dashuri si kjo e jona”, ashtu siç quhet kjo këngë mund ta ndiqni nesër në Tv Klan në ora 15:00./Ballkani.info/