Roza Lati heq dorë nga emisioni i ri ende pa filluar, zbulohet arsyeja

Muajin e kaluar, moderatorja Roza Lati kishte njoftuar se do të vinte në ekran me një projekt të ri, për të cilin duhej të linte paksa në hije emisionin e saj aktual “Why Not”.

Megjithatë, s’dihet ç’ka ndodhur dhe Roza ka ndryshuar mendje në moment të fundit.

Ajo ka hequr dorë nga emisioni i ri që do të sillte, për t’iu përkushtuar programit të saj “Why Not”.

Roza shpjegon se ka dhënë shumë energji për emisionin pa filluar akoma, mirëpo ka kuptuar se vetëm “Why Not” është misioni dhe emisioni i saj.

“Miremengjes Miq. Me duhet t’ju lajmeroj per nje ndryshim. Instikti im me thote qe MISIONI dhe EMISIONI im… eshte WHY NOT SHOW. Jam e fokusuar gjithe sezonin te programi im. Dhe per arsye personale, jam terhequr nga projekti per te cilin dhash kaq shume energji pa filluar akoma. Asgje nuk duhet te jepet falas ne kete jete, dhe as ne televizion. Te duhet mund dhe djerse balli per te arritur suksesin. Do jem gjithmone e perkushtuar te Bebja ime Why Not. Jam terhequr nga gjithshka tjeter. Faleminderit.”- shkruan Roza krahas videos së shkëputur nga emisioni i saj.

https://www.instagram.com/p/B9YsL3tJ7tk/?utm_source=ig_embed