Rovena Stefa flet për operacionin në hundë/ Tregon reagimin e nënës së saj

Këngëtarja Rovena Stefa ka folur pa komplekse për ndërhyrjen estetike që ka kryer në hundë  kohët e fundit.

Ajo ka treguar se në fillim ishte shumë në mëdyshje se mos ndryshonte tërësisht fizionominë e saj por pas operacionit ka treguar se ka mbetur shumë e kënaqur me rezultatet.

Gjithashtu ajo ka treguar se hundën e kishte bërë se donte të dukej më e re  dhe nuk ka nguruar të ndajë edhe reagimin e nënës së saj kur ka marrë vesh për ndërhyrjen.

“Ndërhyrja ishte një ose dy orë. Pas ndërhyrjes pata vështirësi, por është normale. Kur u zgjova isha komplet e fashuar. Kisha një besim të brendshëm, e mora shumë pozitivisht, dhe kur hoqa fashot,pashë rezultatin perfekt. Ndërsa reagimi i mamit ishte: po pse moj të keqen mami shumë të bukur ta kam bërë hundën”, është shprehur Rovena ndër të tjera.