Irani

Rouhani paralajmëron perëndimin të qëndrojë jashtë Gjirit Persik

Presidenti iranian, Hassan Rouhani, ka paralajmëruar për kërcënime të sigurisë në Gjirin Persik nga forca të huaja, pas vendimit të presidentit të SHBA-së, Donald Trump për rritje të moderuar të pranisë së trupave ushtarake në rajon.

Rouhani tha se forcat ndërkombëtare ushtarake kanë sjellë “dhimbje” dhe nuk duhet të përdoren si garë e armatimit. Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë trupa ushtarake në Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara pas sulmit me dron në rafinerinë e naftës, për të cilën e fajësojnë Iranin, edhe pas marrjes së përgjegjësisë për sulmin nga rebelët Huthi.

Rouhani tha se do ta prezantojë një plan të ri për paqe në Gjirin Persik në Kombet e Bashkuara, transmeton rel.

Ky vit ka shënuar rritje të tensioneve në mes të SHBA-së dhe Iranit, që nga tërheqja e SHBA-së nga marrëveshja bërthamore dhe rivendosja e sanksioneve ndaj Iranit.

loading…