Epoka e Ferguson

Rooney thotë se ai dhe 5 lojtarë të tjerë kontrollonin dhomat e zhveshjes

Ish kapiteni i Manchester United, Wayne Rooney ka thënë se ai së bashku me disa lojtarë të tjerë mbanin rregull në “Old Trafford”.

Sipas Rooneyt nuk kishte nevojë që Ferguson të kontrollonte dhomat e zhveshjes për shkak se grupi i përbërë nga Rooney, Giggs, Neville, Scholes dhe Ferdinand e bënin për të.

“Ne kontrollonim dhomat e zhveshjes vetë. Feguson nuk kishte nevojë të bënte diçka të tillë. Lojtarët e kishin besimin e trajnerit”, zbuloi Rooney.

Golashënuesi më i mirë në historinë e Manchester United ka mbështetur mënyrën e lojës që e aplikon trajneri aktual i “Djajve të Kuq”, Jose Mourinho.

“Njerëzit flasin për skudrën e gjeneratës tonë duke krahasuar me atë të sotit, teksa e përmendin se në atë kohë ne vetëm sulmonim por realisht nuk ishte ashtu. Shumë ndeshje i luanim duke u bazuar në kundërsulme. Nuk ishte vetëm sulm, ishte me shumë kalkulime”, deklaroi Rooney.