Ronela tregon të pasmet në pantallona super të shkurtër

Ronela erdhi tejet e ‘nxehtë’ në paraqitjen e radhës.

Ronela Hajati ditët e fundit realizoi një fotosesion të ri, në të cilin erdhi shumë atraktive.

Në fotografinë e fundit, këngëtarja ka ‘ngritur’ temperaturat duke u shfaqur e veshur me pantallona super të shkurtër, në të cilët kishte ekspozuar të pasmet.

Duke vënë në fokus të pasmet bombastike dhe këmbët seksi, Ronela arriti të rrëmbejë vëmendjen me këtë paraqitje.

Kujtojmë se këngëtarja së fundi ka konfirmuar se ka finalizuar këngën e re, e cila premton të jetë hit.

Sa i përket jetës private, në një intervistë që dha së fundi, Ronela u deklarua se është beqare.