Ronela Hajati zbulon se ishte e sëmurë gjatë performancës në koncertin e Rita Orës në Tiranë

Në koncertin e mbrëmshëm të Rita Orës në Tiranë, performuan edhe disa këngëtare të njohura shqiptare, të cilat performuan para daljes së yllit botërorë.

Rita Ora, kishte kërkuar që në koncert të përfshihen artiste femra në ‘line-up’ e saj.

Ronela Hajati, Kida, Semi Jaupaj dhe Luana Vjollca ishin artistet që performuan para Ritës.

Këngëtaret shqiptare kënduan disa prej hiteve të tyre më të njohura, por ndonëse dha maksimumin në skenë, Ronela ka zbuluar se para koncertit ishte në gjendje të keqe shëndetësore.

Përmes disa postimeve në ‘InstaStory’, tha se për të qenë në gjendje të performonte ka përdorur medikamente.

Në një tjetër postim pas koncertit, Ronela u shpreh se është shumë e sëmurë dhe se ndihet si e droguar pasi ka pirë ‘të gjitha ilaçet e farmacive’ në Tiranë.

“Mos ma vini re zërin dhe mënyrën si flas. Jam shumë e sëmurë dhe ndihem si e droguar pasi kam pirë gjithë ilaçet e farmacive të Tiranës”, ka shkruar Ronela./Lajmi.net/