Lidhja e Ronela Hajatit dhe Young Zerkës vazhdon të jetë prej vitesh në qendër të vëmendjes së mediave ku vetëm pak ditë më parë u përfol se dyshja janë ndarë.
“Jemi kolegë të mirë dhe Zerka është djalë shumë i mirë, ka një karakter që nuk e gjen shumë shpesh të ngelur nëpër kolegë, art, por edhe në njerëz jashtë saj sepse është njeri i drejtë, shumë pozitiv, ka një zemër të madhe, ka ndihmuar shumë njerëz, me aq sa ka pasur mundësi, që nuk besoj se e ka marrë mbrapsht.
Ka bërë hite dhe iu ka dhënë hite njerëzve që mendoj se nuk ia kanë kthyer fare ‘feedback’-un që ka meriturar.
Meriton shumë më tepër sesa po i serviret nga showbizi. Është shumë i talentuar, punon shumë, e do atë që bën, djalë që ka shumë vlera”, u shpreh Ronela.







