Ronela Hajati takohet me fituesen e “Eurovision 2014”, Conchita Wurst

Këngëtarja Ronela Hajati është përfaqësuesja e sivjetme e Shqipërisë në “Eurovision 2022”.

Ajo do të interpretojë e para në natën e parë gjysmë finale më 10 maj këngën e saj “Sekret”, me shpresën për ta kualifikuar vendin e saj në finale.

Këto ditë, Hajati ka udhëtuar nëpër vende të ndryshme të Evropës për të promovuar këngën e saj në shtete të ndryshme.

Ajo performoi në një koncert në Barcelonë, ku ka takuar nga afër edhe disa emra të njohur të Eurovisionit ndër vite.

Në disa fotografi të publikuara në rrjetin social Instagram, Ronela tregoi se është takuar nga afër me fituesen e “Eurovision 2014”, transvesitin Conchita Wurst.

Kjo e fundit fitoi festivalin evropian para tetë vitesh duke përfaqësuar Austrinë me këngën “Rise Like A Phoenix”.