FOTO

Ronela Hajati paralajmëron “EP”-në e parë me shtatë këngë të reja

Artistja e njohur nga Shqipëria, Ronela Hajati po punon intensivisht për këngë të reja.

Kështu ka njoftuar ajo edhe në një postim të fundit që ka bërë në llogarinë e saj në Instagram.

Ronela zbuloi se pas një sezoni veror të ngarkuar, tani ka nisur punën rreth një “EP”-je që do të ketë të përfshira gjithsej shtatë këngë të reja.

Foto: Ronela Hajati/Instagram

Autorja e “Shikimet” tha se po shpreson që projekti i ri të jetë gati për fansat në muajin nëntor.

“Po punojë vazhdimisht për EP time të parë. Albumi “Rron” ju ka shoqëruar për dy vite me video të reja dhe jam pafund e lumtur për gjithë mbështetjen dhe dashurinë që i keni falur! “Bardh e zi” do të jetë EP im i parë me shtatë këngë të reja që shpresoj të jetë në sytë tuaj në nëntor. Material shpirti, deri atëherë do të shihemi bashkë në koncerte. Unë mezi po pres”, ka shkruar Ronela.

Foto: Ronela Hajati/Instagram

Ndërkohë, aktualisht Ronela po shijon suksesin e bashkëpunimit që solli me Skerdin dhe Emra Brah “Kaj kaj”.

Përveç kësaj, artistja është gjithashtu e angazhuar me koncerte dhe mbrëmje të ndryshme muzikore.