Ronela Hajati mahnitëse në imazhet e reja, paraqitet tërheqëse dhe e veshur me shumë stil

Ronela Hajati është prej këngëtareve më të suksesshme dhe më të njohura shqiptare.

Këngëtarja po vazhdon të jetë aktive me projekte muzikore, ndërsa edhe verën që lamë pas ishte mjaft e angazhuar me koncerte të shumta.

Ndërsa, artistja është po ashtu mjaft e fokusuar në realizimin e fotosesioneve të ndryshëm, të cilat i poston në Instagram ku ka mbi 710 mijë ndjekës.

Foto: Ronela Hajati/Instagram

Në imazhet e reja, Ronela u shfaq atraktive dhe e veshur me shumë stil, teksa shihet me grim më të theksuar dhe flokët e valëzuara i la të lëshuara sipër shpatullave.

“Gati për të vallëzuar?”, ka shkruar Ronela në fotografit ku dukej mahnitëse.