Ronela Hajati lanson projektin e shumëpritur “Aventura”

Ronela solli këngën e re.

Ronela Hajati ka kohë që kishte paralajmëruar projektin e ri muzikor me titull “Aventura”.

Artistja sapo e hodhi në treg këngën e re, të cilën e vizualizoi edhe me videoklip, i cili u punua nga Imagine Films.

Për tekstin dhe melodinë e kësaj kënge është kujdesur vet Ronela, ndërsa beatin e bëri Marko Polo.

Si çdo herë, edhe kësaj radhe Ronela erdhi atraktive në secilën skenë të klipit dhe dukej joshëse teksa teksa vallëzonte bashkë me balerinat.

Më poshtë mund ta dëgjoni këngën e re me titull “Aventura”, që e sjell plot energji Ronela Hajati.