Ronela Hajati përmes një postimi në Instagram, ka bërë të ditur se po sjell diçka të re.
Këngëtarja së shpejti publikon projektin e ri, i cili kësaj radhe është duet dhe për të ka bashkëpunuar me reperin Don Phenom.
“Mendoni që e dini, por nuk keni ide”, ka shkruar ajo mbi foto, e cila duhet të jetë shkëputur nga skenat e xhirimit të klipit.
Për ndryshe, “Pa Dashni” titullohet projekti i fundit nga Ronela Hajati, mbetet të shihet se çfarë ka përgatitur kësaj radhe.
https://www.instagram.com/p/Bxkdl5tnO6q/?utm_source=ig_embed







