Ronela Hajati duket tërheqëse me pamjen e re si bionde

Ronela Hajati vazhdon të jetë një nga emrat më të komentuar në shtypin rozë.

E njëjta është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, gjersa ndan imazhe dhe video të llojllojshme me fansat, duke mos munguar edhe ato nga përditshmëria.

Së fundmi, artistja shqiptare u tregon fansave se ka bërë një ndryshim të ri në pamje, për të cilin duket se po pëlqehet.

Me dukjen prej biondeje dhe me kostum të gjelbër, Ronela mori gjithë vëmendjen.

Stili i flokëve “bob” me balluke e bën atë edhe më atraktive, linjat trupore të së cilës janë për t’u pasur zili.

Ronela përndryshe javë më parë solli këngën e re “MVP”, e cila u mirëprit nga publiku dhe në YouTube mori mbi 1.3 milion klikime.

E njëjta këtë vit solli disa projekte të suksesshme përfshirë edhe bashkëpunimet me reperin Don Phenom.

loading…