Ronaldo lë pas Selena Gomezin duke u bërë njeriu më i ndjekur në Instagram

Selena Gomez për momentin nuk është aq aktive në rrjetet sociale, pasiqë është duke u trajtuar rreth shëndetit mendor.

Dhe derisa ajo është zhdukur, mungesa e saj duket se ka kontribuar që aktorja dhe këngëtarja të humbas titullin e personit më të ndjekur në Instagram.

Mbajtësi i ri i titullit është ylli i futbollit Cristiano Ronaldo, i cili sipas USweekly Monday ka 144,338,650 ndjekës krahasuar me 144,321,029 të Selenës.

Selena Gomez ka ndarë një selfie së bashku me një mesazh që shpjegonte vendimin e saj për të marrë një hap prapa nga mediat sociale.

Ajo ka shkruajtur: Duke marrë një pushim nga rrjetet sociale. Përsëri. Sa më shumë që jam mirënjohës për zërin që mediat shoqërore i japin secilit prej nesh, unë jam po aq mirënjohës që jam në gjendje të tërhiqem dhe të jetoj prezencën time të jetës deri në momentin që më është dhënë.

Dhe në një video në Instagram live në shtator, Selena foli gjithashtu për mënyrën se si nuk i intereson sa ndjekës të Instagram-it ka.

Taylor Sëift aktualisht ka 112 milionë ndjekës në platformën e mediave sociale dhe të tjerë të famshëm me shifra të mëdha përfshijnë Ariana Grande me 132 milionë, Kim Kardashian me 120 milionë dhe Beyoncé me 119 milionë.