Ronaldo i ofrohet Barcelonës

Mund të jetë befasia më e madhe e afatit kalimtar të janarit por edhe transferimi më i madh. Cristiano Ronaldo i është ofruar Barcelonës dhe portugezi është i gatshëm të largohet nga Manchester Unitedi për t’u transferuar në “Camp Nou” gjatë janarit, përcjellë të martën “Mundo Deportivo”.

Thuhet se Ronaldo e ka parasysh që Barcelona është një kërim të një golashënuesi dhe tashmë ka kontaktuar trajnerin Xavi Hernandez, falë Gerard Piques që e ka mik të mirë. Ronaldo nuk është i kënaqur te Manchester Unitedi dhe për këtë arsye është i gatshëm të largohet nga ekipi anglez pas vetëm gjashtë muajve.

Madje, thuhet se Ronaldo ka pranuar të luajë edhe në Ligën e Evropës pasi dëshiron të jetë pjesë e skuadrës së Barcelonës.

Sulmuesi 36-vjeçar para fillimit të këtij sezoni iu bashkua Unitedit nga Juventusi dhe ka kontratë me ekipin anglez deri në vitin 2023 me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër. Deri më tani, Ronaldo ka shënuar 13 gola dhe ka bërë dy asistime për Unitedin në 19 paraqitje në të gjitha garat.