Cristiano Ronaldo ka hyrë fuqishëm në botën e biznesit.

Ai sot ka bërë hapjen e njëri prej hoteleve më luksoze në Madrid.

Georgina është kujdesur që të shfaqet joshëse duke vënë në pah bukurinë e saj.

Ajo u shpreh se është krenare për çdo arritje të burrit të saj.

“Urime @cristiano për hapjen e këtij hoteli ëndërr, në zemër të Madridit. ❤️ Unë jam akoma e ngazëllyer për atë që po ndërtoni, me kaq shumë përpjekje dhe guxim. Ju ftoj të vizitoni këtë hapësirë ​​që do t’ju entuziazmojë dhe do t’ju bëjë të ëndërroni 🏨” shkroi ajo krahas imazhit.