Ronaldo bëhet me bashkëlojtar të ri

Alex Telles pritet të bëhet bashkëlojtar i ri i Cristiano Ronaldos.

Futbollisti brazilian ka arritur marrëveshje me klubin nga Arabia Saudite, Al Nassr.

ajmin e ka bërë të ditur eksperti i transfereve, Fabrizio Romano, përcjell “Gazeta Express”.

Mësohet se nga shitja e mbrojtësit të majtë, Manchester United do t’i përfitojë rreth 5 milionë euro, plus bonuset.

Shuma totale e shitjes së lojtarit mund të shkojë deri në 8 milionë euro.

Kështu, Al Nassr do të jetë më i fortë në edicionin e ardhshëm, kur edhe synon ta fitojë titullin e kampionit në Saudi Pro League.

Klubet saudite i kanë vërshuar ato evropiane, të cilave po ua marrin disa prej yjeve të futbollit.