Ronaldinho infektohet me koronavirus

Futbollisti i njohur, Ronaldinho, ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Për këtë ka njoftuar faqja e futbollit Goal, ku tutje i ka uruar shërim të shpejtë.

Ish-futbollisti më i mirë në botë ishte arrestuar kohë më parë në Paraguai nën dyshimet se ishte kapur me pasaportë të falsifikuar.

40-vjeçari, që ka fituar Kupën e Botës me Brazilin në vitin 2002, ishte arrestuar në resortin “Yacht & Golf Club Paraguayo” së bashku me vëllain e tij Roberton.